Pasditen e sotme është raportuar se ka rënë një zjarr në aeroportin “Nënë Tereza” ku ëshë djegur një avion.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një nga motorët e avionit i cili ka marrë flakë. Gjithashtu raportohet se nuk ka të lënduar pasi në bord nuk ka pasur asnjë pasagjer.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe zjarrfikëset. Pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për detaje të tjera në lidhje me rastin