-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

122 mijë shqiptarë votojnë për herë të parë (Shifrat kryesore)

Kryesoret

Nesër shqiptarët do të drejtohen për në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarë e rinj të 61 bashkive të vendit. Pas një muaji fushatë fjalën e ka populli. Këto janë zgjedhjet e nënta lokale në pluralizëm.

Mbi 122 mijë të rinj dhe të reja do të votojnë të dielën për herë të parë. Në total të drejtë vote kanë 3,650,550 shqiptarë, por jo të gjithë do ta ushtrojnë këtë të drejtë për shkak se një pjesë e tyre ndodhen jashtë vendit, por ka edhe prej atyre që ndodhen në atdhe dhe nuk kanë dëshirë.

Në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të votohet me elektronikë. Sytë e Europës do të jenë nesër në Shqipëri me mbi 500 vëzhgues për të ndjekur procesin.

Shqiptarët me të drejtë vote;
3,650,550 shqiptarë me të drejtë vote
122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë
5,212 është numri i qendrave të votimit
92 komisione zonale të administrimit Zgjedhor (KZAZ)
3 bashki do të ketë votim elektronik Elbasan, Kamëz e Vorë
500 vëzhgues

Heshtje zgjedhore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit