Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak në banesë.
Pas një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu në banesën e një të riu në Mallakastër, janë gjetur dhe janë sekuestruar 1127 fara kanabisi, me qëllim kultivimi si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.
Për pasojë është arrestuar menjëherë 19-vjeçari i identifikuar Taip Koroveshaj, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër.
Ndërsa farat narkotike dhe municion luftarake janë sekuestruar.
E nga veprimet hetimore që janë kryer nga policia është vënë në pranga një tjetër i ri, Klaudio Nazëraj 18-vjeçar, dyshohet se i ka blerë 19-vjeçarit fara kanabisi, me qëllim kultivimin e tyre.
Materialet procedurale për dy të rinjtë i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.