Policia e Shkodrës për herë të dytë brenda 24 orëve njofton se u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 3 punonjës të Bashkisë Shkodër.
Të arrestuarit, sipas policisë janë Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
FOTO/ Kush është drejtori që është shpallur në kërkim në Shkodër?
Shpallet në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato. Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Të arrestuarit;
-Ergys Ivziku 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
-Petrit Dyli 49 vjeç, teknik i Shërbimeve Mbështetëse, bashkia Shkodër
-Mhill Volaj 63 vjeç, specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër
-Arvit Bushati 33 vjeç, (në kërkim) drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër