Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Adnan Galica 36 vjeç, drejtuesit të makinës i cili disa ditë më parë përplasi për vdekje 62 vjeçarin që po lëvizte me biçikletën e tij.
Siç raportohet gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë skizofreninë dhe epilepsinë.
Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg”, duke vlerësuar pasojat e rënda të aksidentit, kërkesë që u pranua nga gjykata.









