Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat – gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest ishte në tërësi më e qetë se e para. Në një kohë që të martën gati në secilën këngë-performancë kishte “act party”, të enjten dolën më shumë solistë në skenë pa bujë, të mbështetur vetëm nga efektet e dritave. Vendet që prezantuan këngë të tilla qeta duket se nuk e patën të lehtë.
37 vende shkuan në Liverpool për një nga shout më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti “United by music” – edhe skena simbolizon një përqafim.