-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendoret, Policia e Shtetit: Kemi marrë në ruajtje 4080 Qendra Votimi

Kryesoret

Policia e Shtetit për mes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se uniformat blu të cilët janë planëzuar në të gjithë vendin për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore.

Sipas policisë, në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera (nga 5212 që janë në total).

Njoftimi i policisë

Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit. Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit