Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës, ku janë përfshirë një autobus me nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri, një kamion dhe një makinë tjetër, kanë mbetur të lënduar rreth 30 persona, mes tyre shumë nxënës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Autobusi u përplas me kamionin! Rëndohet bilanci, 30 nxënës të plagosur
Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 15:50 dhe se autobusi ka qenë me targa të huaja. “Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.
Po ktheheshin nga ekskursioni, autobusi me nxënës përplaset me kamionin
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.