-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Shqiptarët të votojnë për të bërë ndarjen e madhe nga e shkuara!

Kryesoret

Kryetari i Komanduar i partisë Demokratike është drejtuar drejt qendrës së votimit për të votuar për kryebashkiakun e ri të Tiranës, ku në garë është edhe Roland Bejko nga kjo forcë politike.

Alibeaj nga Shkolla e Mesme Ekonomike, ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë shqiptarët sot të dalin dhe të marrin pjesë në votime pasi është dita dhe momenti për të bërë dallimin me të shkuarën.

Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot o do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara. Ndarja me të shkuarën bëhet me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve. Ftoj këdo, Çdo shqiptar të ndershëm, jashtë shantazhit jashtë korrupsionit, të ushtrojë të drejtën e votës. ka thënë ai.

Sakaq Alibeaj komentoi edhe parregullsitë në proces:

“Besoj i kam bërë me dije të gjitha, i kemi treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore, ka një aleancë për të agresuar PD. Në situate të tilla nxjerr shpirti i vërtetë i njerëzve të lire”

Thirrjen e fundit e kishte sërish për shqiptarët që të marrin pjesë në votime.

“Sot askush s’mund të rrijë e të sodisë, ka shumë motive që njerëzit të ngrihen, për të ndryshuar atë se cfarë Shqipëria do duhet të jetë nesër.”– u shpreh Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit