-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arjan Hoxha voton elektronikisht në Kamzë: Disa qendra kanë shfaqur problematika

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamëz, Arjan Hoxha ka votuar në orët e para të paradites në mënyrë elektronike.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime për të shprehur vullnetin e tyre për drejtuesit e pushtetit lokal. Hoxha evidentoi dy qendra me problematika në votimin elektronik në Bashkinë e Kamzës.

“Uroj komisionerëve, pjesëve administrative dhe teknike të ngrihen në lartësinë e detyrave të tyre për të garantuar një proces sa më të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që do të jetë dinjitoz për të shprehur vullnetin e votuesve të bashkisë së Kamzës. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që sot të shprehin vullnetin e tyre. Janë disa probleme me pajisjet elektronike. Një institucion në Kamëz dhe pallati i Kulturës me të cilat po merret KQZ-ja”, deklaroi Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit