Sali Berisha ka njoftuar daljen e tretë për mediat brenda pak orësh.
Pas mbylljes së kutive të votimit ku bëri daljen e parë dhe asaj në 21:30 me Salvador Kaçjan, ish-kryeministri njofton daljen tjetër në 23:00.
“Në ora 23:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillon konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari”, selia PD” njofton zyra e shtypit të Berishës.









