Partia Socialiste ka denoncuar përfaqësuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka se po ju bën presion zgjedhësve.
Mësohet se tek shkolla, “Dhaskal Todri” në Elbasan është kërkuar ndihma e policisë për të ndërhyrë pasi është futur brenda qendrës së votimit përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka duke bërë presion.
Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë anëtarët e komisionit ato që kanë denoncuar dhe kërkuar ndihmën e policisë, pasi Noka akuzohet se ka ushtruar presion mbi to.
Elbasan, komisionarët thërrasin policinë: Flamur Noka na kërcënon