-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet! Vjen reagimi i policisë për kandidaten e Korçës dhe Spahon

Kryesoret

Policia e Korçës ka reaguar duke dhënë versionin zyrtar për dy ngjarje që janë raportuar paraditen e sotme nga juglindja. Fillimisht ishte kandidatja për bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli që bëri një denoncim që administrata po bën presione dhe rasti i dytë lidhet me incidentin ku protagonist ishte deputeti Edmond Spaho.

“Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e  kandidates së PD-së shtetases Ledina Aliolli, e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi Edmond Spaho, duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se:

Si nisi sherri në Maliq? Deputeti: Dy gorilla më dolën përpara

Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten Ledina Aliolli dhe deputetin Edmond Spaho ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e  Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë.

Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e  Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.

Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit