Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilrijan Celibashi në një komunikim për mediat ka bërë një pasqyrim të procesit zgjedhor të deritanishëm.
Gjithashtu pas kritikave të PS-së për problemet që pati në qendrat e votimit në lidhje me identifikim e qytetarëve Çelibashi kërkoi falje.
“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit.
Ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, tha Celibashi