Në Elbasan aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik. Por ndonëse komisioni i QV dhe sistemi është gati, nuk ka ende votues që votojnë.
Në garë për kryetar të bashkisë së Elbasanit, janë dy emra, Gledian Llatja nga PS dhe Luçiano Boçi nga koalicioni “Bahskë Fitojmë”.
Elbasani ka qenë një qytet i nxehtë në zgjedhjet e kaluara dhe mes palëve ka pasur gjithmonë një luftë të fortë si për zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe për ato lokale.