KQZ ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen, ku ndër të tjera rezulton se deri në orën 08:00 kanë votuar mbi 23 mijë zgjedhës, ose 1,29%.
Gjithashtu, KQZ ka vendosur që në ato qendra votimi ku ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, duke bllokuar kështu procesin, gjithçka do të vijojë manualisht.
Ky ka qenë urdhri i firmosur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi firmos. Deri më tani kemi raportuar problematika të tilla në disa qytete, ku në shumë qendra nuk ka nisur ende votimi.