-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli prish dënimin e ish-kryeprokurorit Zarka, çështja shkon në Gjykatë të Lartë

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimin e Organizuar (GJKKO) prishi dënimin e shkallës së parë ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, duke e konsideruar se akuzimi fillestar ndaj tij ishte i gabuar dhe duhej të ishte ngritur për grup të strukturuar kriminal.

Zarka ishte shpallur fajtor për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion pasiv e aktiv në disa raste, duke marrë një dënim 2 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar.

Trupa gjyqësore e Apelit theksoi se bashkëpunimi i konstatuar në rastet e hetuara, përfshirë çështjen “Toyota Auris”, përbën një formë të veçantë të veprës penale të grupit të strukturuar kriminal.

Megjithatë, Apeli nuk mundi të rrisë dënimin përtej vendimit të shkallës së parë, pasi kërkues i ankimit ishte vetëm i pandehuri.

Zarka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe SPAK po shqyrton mundësinë e të njëjtës veprimtari.

Çështja lidhet me ndikim të paligjshëm në disa dosje për krim të organizuar, përfshirë pastrimin e parave dhe kultivimin e narkotikëve, përfshirë rastin e shumës prej 3.4 milionë eurosh të bllokuara në portin e Durrësit në 2018, të fshehura në makina të importuara nga Belgjika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit