Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në rrugën C në Prishtinë ku janë përplasur 5 makina.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete. Mësohet se 3 nga 5 makinat e përfshira ishin në lëvizje dhe 2 ishin të parkuara.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë autoambulancat, ndërsa njësitë e Policisë janë duke u marrë me rastin.










