-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme në qendrat e votimit në Elbasan, ndërhyn policia

Kryesoret

Policia e Elbasanit për mes një njoftimi zyrtar ka njoftuar problematikat kryesore të hasura gjatë procesit të votimit ditën e sotme ku është dashur ndërhyrja e tyre për të vendosur rend.

Disa nga problematikat e hasura mësohet se kanë qenë vëzhguesit të cilët janë paraqitur pa mjet identifikues dhe pa beixh, kjo ka sjellë që ata të zevëndësohen nga vëzhgues të tjerë

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Ndërkohë Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01, në Bradashesh ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar nga Qendra e Votimit, shtetasin E. Ll. pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit.

Pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi E. Ll. kishte ndihmuar fqinjin e tij për të votuar, por nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.

Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, në lagjen “Partizani”, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurorit i gatshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit