-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrezikojnë jetën për të votuar, banori nga Tropoja: Vota jonë plumb për armikun

Kryesoret

Një foto e publikuar po bën xhiron e rrjetit pasi tregon realitetin në të cilin përballen çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Edhe pse rrezikojnë jetën duke kaluar në urën e prishur Kujtim Margjeka vendosi të jepte vullnetin e tij duke votuar me shpresën për ndryshime në fshatin e tij Bujan të Tropojës.

Së bashku me bashkëshorten e tij ai kaloi një urë të rrezikshme për të votuar moment të cilin a i e ka shpërndarë në rrjetin e tij social.

Në foton e shpërndarë duket gruaja e cila po kalon urën duke u mbajtur në anët e urës pasi mungojnë disa dërrasa në të.

“Sapo votuam dhe ne kthim per shtepi ‘ ne foto gruaja ime duke kaluar uren ‘ shpresojm qe te regullohet nje dite ‘ ( vota jon plumb per armikun e per katund te fikun )” shkruan Kujtim Margjeka në rrjetet sociale.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë dhe ata votuan me shpresën për ndryshime. Ai gjithashtu iu përgjigj komenteve të cilat i thonin që nuk ia vlen të rrezikojnë jetën për të votuar. Ndërkohë ai u shpreh se nëse nuk voton nuk do të ketë të drejtë të kërkojë ndryshime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit