Nuk kanë të mbaruar problemet. Pezullohet procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan.
Në media raportohet se shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes kryetarit dhe sekretarit të komisionit të qendrës së votimit.
Më herët gjatë ditës dy palët kanë pasur denoncime në Elbasan.