Ditën e sotme është zhvilluar procesi i votimit për vendoret ku do të përcaktohen kryetarët e rinj të bashkive në të gjithë vendin.
Proces i cili nuk pati një pjesëmarrje të lartë por ka pasur edhe raste të veçanta të cilët u është dashur të udhëtojnë nga jashtë dhe të vijnë dhe të plotësojnë vullnetin e tyre për këto zgjedhje.
Një nga këta persona është edhe i riu nga Maminasi, Joan Metaliu i cili u kthye në vendlindje për të marrë pjesë në procesin e votimit si dhe për të kontribuar si kryetar i komisionit të një prej qendrave të votimit në bashkinë e Shijakut.
“Kam ardhur para dy ditësh për të kryer detyrën e kryetarit të QV 1340, Vlashaj. Edhe në zgjedhjet e fundit në prill 2021 kam bërë të njëjtën detyrë. Është diçka që e bëj me pasion prej vitesh dhe doja të jepja kontributin tim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Joan Metaliu.
“Dihet që Shqipëria është një vend që ka pasur gjithnjë problematika me zgjedhjet edhe pse ne si zonë, Maminasi, ka qenë shembull dhe në vitet më të errëta të zgjedhjeve në vend. Të jap kontributin tim për të vazhduar linjën e gjakut. Një anëtar i familjes sime ka qenë gjithnjë ose sekretar, ose…”
Nuk ka ende një plan se çfarë do të bëjë pas përfundimit të studimeve në Gjermani, por politika e tërheq dhe ëndrra e tij në sirtar është që një ditë të bëhet kryeministër.
“Ëndrra ime gjithnjë ka qenë të jem kryeministër, po këto gjëra bëhen shkallë-shkallë. Fillohet nga poshtë, por ia lejmë së ardhmes”, shtoi ai.