Dy kandidatët në Roskovec, kandidati i Sali Berishës Erdit Hazizaj dhe kryetarja aktuale që kërkon një tjetër mandat, Majlinda Bufi për të shtensionuar situatën kafen e mëngjesin e kanë konsumuar bashkë.
Të dy të buzëqeshur kanë lënë pas akuzat duke u ulur krah njëri tjetrit. Pak ditë më parë kandidati i Berishës nuk nguroi ta çonte edhe në SPAK, Bufin, por sot i kanë harruar të gjitha.