Ditën e sotme ka nisur votimi në të gjithë Shqipërinë për të zgjedhur kryetarët e rinj të Bashkive në vend ku nuk kanë munguar as incidente dhe denoncime.
Në një video të shpërndarë në internet kanë nisur dyshimet se në një qendër votimi Kryetarja e komisionit fsheh një fletë poshtë tavolinës.
Kjo ka hapur dyshime duke ngritur pyetjet se çfarë ishte ajo fletë e cila po fshihej dhe pse u fut poshtë tavolinës.
Të gjitha këto dyshime erdhën pasi në video duket kryetarja e komisionit e cila pasi fut fletën e dyshimtë poshtë tavoline dhe më pas ul mbulesën për të mos u vënë re.
Ende nuk dihet se çfarë ishte ajo fletë por videoja po qarkullon në të gjithë rrjetin.