-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Alimehmeti: Punonjësit e bashkisë kanë “rrethuar” qendrat e votimit në Tiranë

Kryesoret

Nga selia blu, Ilir Alimehmeti denoncoi se ka prezencë të punonjësve të bashkisë në disa qendra votimi, që sipas tij kanë vetëm një qëllim që të pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.

Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre. Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet” tha Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit