Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrës Igli Cara i është drejtuar Qendrës së Votimit duke pritur në radhë për të votuar. Cara shoqërohet nga bashkëshortja e tij. Radhët janë krijuar pas problemeve me sistemin e identifikimit elektronik.
“Së pari falënderoj median. Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen. Mos stepen, por të vijnë të votojnë. Pavarësisht se kemi momente jo të mira.
Por jam optimist se do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Ju falënderoj që më keni mbështetur. Data 15 do të jetë data e fitores së madhe. Kërcënime dhe presionet nuk e frenojnë aspak ndryshimin. Jemi mësuar” tha ai.