-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha boton librin e “zi” të 14 Majit: Të ngrihemi në protesta! Të mos tretemi!

Kryesoret

Grupi i PD-së që ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit publikoi sot librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se brenda raportit që u kthye në libër edhe në gjuhën angleze është gjithçka që bëri Edi Rama përpara 14 Majit dhe ditën e zgjedhjeve.

“Shqipëria”- tha më tej Berisha “noton mbi krimin, siguria e qytetarëve kontrollohet nga krimi”. Në krah të aleatit Ilir Meta, Berisha u kërkoi qytetarëve që të ngrihen në protesta.

“Bajrët, Pëllumb Gjoka, Banda e Durrësit, banda e Elbasanit dhe të gjitha me radhë erdhën nga të 4 anët, nga ku ishin për të shndërruar fuqinë e krimit në vota. Ky është vetëm njëri aspekt.

Askush nuk duhet ta marri këtë libër, këtë raport si një qarje, jo ky është një kushtrim. E kemi publikuar me një qëllim që çdo shqiptar që ka besimin, interesim më minimal tek e vërteta, duhet ta dijë se Edi Rama zgjedhje nuk bën.

Edi Rama vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh zgjedhje. Ky është qëllimi i këtij libri. Ne bëmë gjithçka për përmirësimin e kodit zgjedhor, por çfarë tha në fillim të fushatës elektorale; kinezëri e partive, do më diktojnë mua ata, dhe unë nuk pyes për ta.

Edi Rama u thotë shqiptarëve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet. Por cila është tragjikja sociale dhe politike në këtë mes. Po në mënyrë fatale, është krijuar koncepti se ky i vjedh zgjedhjet, por i fiton. Ky është gjëja më e turpshme. Ky është koncepti i njeriut të frikësuar gjer më palcë, apo njeriut të verbuar gjer në infinit, fanatik” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit