Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko pas më parë është paraqitur ne qendrën e votimit për të votuar.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat.
Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat
I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, tha Bejko