Kandidati i “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku aktual i Shkodrës Bardh Spahia ka votuar disa momente më parë.
Në një prononcim për mediat pas votimit Spahia u bëri thirrje strukturave që të garantojnë lirinë në këtë ditë të shënuar.
“Më lejoni të tregoj mirënjohjen nga gazetarëve. U bëj thirrje qytetarë që të drejtohen në kutitë e votimit dhe të vazhdojmë t’i kthejmë shkëlqim Shkodrës së bukur e të artit, larg krimit e korrupsionit.
Denoncime kemi bërë vazhdimisht, jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë ditëve të kaluara.
U bëj thirrje strukturave që të garantojnë lirinë në këtë ditë të shënuar. Interesi i qytetarëve duhet treguar vazhdimisht në kutitë e votimit.“, tha Spahia.