PD për mes një denoncimi ka risjellë në vëmendje një nga problematikat të cilat shfaqen gjatë procesit të votimit siç është fotografimi i votës.
Në foton e publikuar në rrjetet e tij sociale qytetari duket që ka votua për Partinë Socialiste. PD ka denoncuar këtë rast dhe është shprehur se kjo përbën një shkelje të rëndë.
“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.
Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre.
PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor,” thuhet në njoftimin e PD.
Ndërkohë raste të fotografimit janë publikuar edhe nga qytetarë në rrjetet e tyre sociale të cilët nuk ngurojnë të shprehin mbështetjen e tyre për partitë.
Fotografuan fletët e votimit, e pësojnë burrë e grua në Sarandë