Simpatizantë të shumtë demokratë janë mbledhur pranë KZAZ-së përkatëse ku po numërohen kutitë e fundit që do të vulosin rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kavajës.
Por, mesa duket, për simpatizantët demokratë, fitorja është e sigurt e për këtë ata kanë nisur festimet e çmendura, teksa në një video të siguruar nga “5 pyetjet” shihet tek i afrohen kandidatit demokrat, Fisnik Qosja dhe e ngrenë në krah.
Edhe pse ende asgjë zyrtare, mesa duket ata i kanë bërë llogaritë e tyre dhe Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar mund të ngushëllohen me këtë bashki “të madhe” e të rëndësishme.