-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa nis me shi por pasditja sjell surpriza, moti për sot

Kryesoret

Edhe pse ndodhemi në pikën kulmore të stinës së pranverës (për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e verës) vendi ynë po vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Madje u bë një kohë e gjatë me reshje shiu ndërsa të gjithë pyesin se cfar do të ndodhë në ditët në vijim? Le të spjegojmë pak më poshtë në mënyrë të përmbledhur se cfarë po ndodhë dhe se si parashikohet moti për javën që presim përpara.
Duke analizuar hartat e parashikimit të shresës së sipërme të troposferës (Geopotential 500hPa) vihet re një zonë e zgjeruar e disa qëndrave të presionit të ulët jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të kontinentit europian.
Depërtimi i këtyre qëndrave (cikloneve) shoqërohet me mot kryesisht të paqëndrueshëm; madje për shkak të masave ajrore me origjinë veriore edhe më temperatura disa gradë më të ulta se sa mesataret e zakonshme për stinën që ndodhemi.
Për ditën e Hënë moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në qendër dhe veri deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas në pjesën e dytë të ditës mot kryesisht i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit