Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam. Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta.
E ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin, Isai është “hakmarrë” në kutitë e votimit. Kur janë numëruar 5 nga 28 kutitë e para, Isai kryeson me 759 vota, kundrejt 383 të Et’hem Limanit.