Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Patos. Kandidati i Partisë Socialiste Fatjon Duraj. Duraj ka arritur që të sigurojë një fitore të thellë ndaj dy kandidatëve kundërshtare në këto zgjedhje, ndaj Sofie Alushajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Pranvera Veizaj nga Partia Demokratike.
Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në bashkinë e Skraparit. Adriatik Memaj ka marrë një tjetër mandat përballë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Euglen Mustafallari.
Mësohet se Memaj ka fituar me 707 vota më shumë se sa rivali i tij, i cili ka marrë 44% të votave.