Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Lezhë. Pjerin Ndreu kryetari aktual i Bashkisë është shpallur fitues kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjonit.
Ndërkohë kujtojmë edhe një herë se në Bashkinë e Kurbinit janë numëruar 42 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 51.04 % të votave përkundrejt 48.96% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.