Ora 05:57! Sytë janë drejtuar nga kryeqendra e veriut. Shkodra po “rrethohet” nga ora në orë nga socialistët. Benet Beci kryeson me 59.78% kur janë numëruar 55 kuti nga 247 në total. Rezultati ka tronditur jo vetëm Bardh Spahinë, por të gjithë demokratët. Brenda këtij rezultati befasues.
E theksojmë, deri tani pasi nga momenti në moment mund të përmbyset, ka një detaj interesant. Socialistët janë në avantazh deri tani në 10 prej kutive të numëruara nga 14 në total në Postribë, një zonë mjaft e njohur për kryengritjen, që është njohur si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri.