Kjo bashki duket se ngelet një bastion i së majtës, duke mos dalë nga tradita.
Ndonëse kanë ngelur dhe 4 kuti, rezultati në fjalë nuk mund të përmbyset, pasi ka një diferencë mes kandidatëve.
Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi deklaroi se procesi u manipulua nga oligarkët që sipas tij orkestruan lloj e lloj makinacionesh. Sakaq, ndonëse nuk është shpallur zyrtarisht fituesi, socialistët kanë nisur festën në Kuçovë.