-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 mijë armë e 1 milion fishekë, Vuçiç nis çarmatosjen e popullit

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se deri tani janë mbledhur rreth 20 mijë armë, aksion ky i nisur pas masakrave të ndodhur në Beograd pak kohë më parë.

Lideri serb ka bërë me dije gjithashtu se janë mbledhur rreth 1 milion fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa ka shtuar se falë nismës qytetarët e vendit të tij janë tashmë më të sigurt.

“Deri sonte arritëm të mbledhim deri në 20.000 armë të ndryshme dhe mjete shpërthyese të minave, ky është suksesi më i madh që Republika e Serbisë mund ta bënte në një kohë të shkurtër pas tragjedive të mëdha që na ndodhën. Jam krenar për këdo që ka dorëzuar armët. Sot jemi më të sigurt falë nismës. Janë mbledhur edhe rreth 1 milion plumba të kalibrave të ndryshëm. Fëmijët dhe qytetarët tanë janë më të sigurt për shkak të kësaj”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit