Fituesi i bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit Fredi Beleri kërkon transferimin në spital. Që nga momenti i arrestimit, Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit.
Ka dorëzuar kërkesa në drejtorinë e Burgjeve për t’u transferuar në spitalin e burgut në QSUT, Tiranë.
Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave duke shkaktuar një “tërmet” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Por në fund, fitoi nga qelia. Megjithatë asgjë nuk ka mbaruar.