-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përqafime dhe shtrëngime duarsh, kush janë 4 kandidatët që uruan kundërshtarët për fitoren?

Kryesoret

Të dielën që lam pas, në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet vendore. Partia socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi me rezultat dërrmues 53 bashki, duke i lënë opozitës vetëm 7 mandate.

Ndonëse fushata është shoqëruar me akuza dhe shpesh edhe ofendime madje duke i kaluar edhe në personale nga ana e 3 liderëve të partive kryesore, 4 kandidatë kanë treguar se edhe humbja mund të pranohet me dinjitet.

Fillimisht dy kandidatët Majlinda Bufi e PS dhe ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj në fillim të procesit zgjedhur u panë të ulur në një tavolinë duke konsumuar një kafe, dhe dhënë mesazhin se kundërshtar nuk do të thotë armiq.

Shembull qytetarie dha edhe Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës i cili menjëherë pas shpalljes së rezultatit ka uruar kundërshtarin  Kristjan Shkrelit.

Të njëjtën gjë bëri  edhe kandidati socialist në Mirditë, Ndrec Dedaj. Dedaj pranoi me dinjitet që qytetarët zgjodhën që të përfaqësoheshin me Albert Mëlyshin i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe i shtrëngoi dorën kundërshtarit.

Gjithashtu edhe kandidati i   “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër, Dorjan Lani i ka uruar suksese Flamur Golemit të PS-së.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme kandidati socialist në Kavajë, Redjan Krali, ka pranuar  humbjen para se të përfundonte numërimi dhe u largua nga ambientet e KZAZ-së, duke uruar dhe përqafuar kundërshtarin

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit