-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me thika në Gramsh, vdes i mituri

Kryesoret

Një sherr me thika mes të miturve ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku për pasojë Fatjon Bici 15 vjeç ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare,Asllan Shahini’.

Gjithashtu bëhet me dije se i ndjeri është në klasën e 9-të.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

Si ndodhi sherri në Gramsh, ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit