-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 15-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, reagon ministrja e Arsimit

Kryesoret

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku një 15-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar i tij pasi i godit me thikë.

Teksa shprehet e tronditur për këtë ngjarje të rëndë, ministrja thotë se institucionet dhe familja duhet të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative tek të rinjtë.

“Ngjarjen e panë shumë vetë, por nuk ndërhynë”, nxënësit e shkollës në Gramsh rrëfejnë vrasjen e 15-vjeçarit

Në reagimin e saj, ministrja Kushi thotë se duhet “të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër”.

Reagimi i ministres së Arsimit

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Britmat e ulërimat e familjarëve/ Momenti kur 15-vjeçari që u vra me thikë nga kushëriri mbërrin në spital

Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme.

Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit