-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 orë ndjekje me makinë, incidenti i princ Harry “gati katastrofal”

Kryesoret

Princi britanik, Harry, bashkëshortja e tij, Meghan dhe nëna e saj, u përfshin në një “ndjekje me makinë gati katastrofale”, pretendoi zëdhënësi i çiftit. Në këtë ndjekje ishin përfshirë edhe paparaci.

Incidenti ka ndodhur pasi Duka dhe Dukesha e Suseksit kishin marrë pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

Në deklaratën, zëdhënësi i çiftit, tha se “ndjekja me makinë” zgjati mbi dy orë. Ai shtoi se ngjarja për pak sa nuk përfundoi në aksident trafiku.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi se ka ndodhur një incident dhe tha se një numër fotografësh “vështirësuan transportin [e Harryt dhe Meghanit]”.

Asnjë lëndim apo arrestim nuk është raportuar. Pallati Buckingham nuk ka komentuar ende.

Ka pasur pretendime se në ndjekje janë përfshirë disa makina dhe se kjo ka shtyrë që ato të lëviznin me shpejtësi të madhe, duke shkelur rregullat e trafikut.

Harry, Meghan, dhe Doria Ragland – nëna e Meghan – kanë tentuar të fshiheshin nga paparacit, duke shkuar në stacionin policor në Manhatan.

Më pas, Harry dhe Meghan kanë planifikuar që të largoheshin nga stacioni policor me një taksi, por fotografët i kanë parë dhe ata janë futur sërish në makinat e tyre.

Po ashtu ka pretendime se as prezenca e zyrtarëve policorë nuk e ka ndaluar ndjekjen me makinë. Çifti përdor sigurim privat gjatë qëndrimit në SHBA.

“Përderisa të qenit figurë publike vjen me një interes të shtuar të publikut, të qenit figurë publike asnjëherë nuk duhet të rrezikojë sigurinë e dikujt”, tha zëdhënësi i çiftit./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit