Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje” në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin. Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” sipas Prokurorisë së Vlorës ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një i infiltruar. Premtimi ishte 400 Euro për 8 vota.
“300 Euro i ke ti, atyre jepu 50-çen”! Dalin përgjimet e arrestimit të Fredi Belerit
“50 Euro do të paguaj për çdo person dhe 300 Euro i ke ti. Do i marrë në 14 në darkë ose të nesërmen në mëngjes” i thotë Beleri, personit të infiltruar. Këto biseda, përfshirë momentin kur i infiltruari merr shumën në tualet, sipas prokurorisë janë të regjistruara me audio dhe video.
Në dosje thuhet se në këmbim të votës Fredi Beleri kishte premtuar edhe përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek.
Gjithashtu në dosjen e prokurorisë që është nisur drejt SPAK-ut, theksohet se ka edhe mjaft biseda telefonike dhe mesazhe në Whatsap që vërtetojnë se Beleri është i përfshirë në blerje votash. Gjyqtarja Dorina Stroka e la në burg, tani priten veprimet e SPAK-ut.