-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy orë i “ngujuar” me Berishën, Meta: Beteja në 4 hapa! Nuk dorëzohemi

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim mbi dy orë me Sali Berishën në selinë blu. Biseda e parë ballë për ballë pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Për mediat, Ilir Meta u shpreh se nuk do të ketë dorëzim, por betejë në katër fronte; dokumentim të asaj që e quajti vjedhje të zgjedhjeve nga mafia qeveritare, kontestim ligjor, përgatitja e dokumentacionit për ndërkombëtarët dhe beteja në këshillat bashkiakë, duke njohur kështu realitetin e hidhur.

Çdo orë, çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor.

Gjithë ky shkatërrim i zgjedhjeve, tjetërsimin të votës së lirë, jo vetëm po dokumentohet, por do të zhvillohet edhe kontestimi ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Gomerët që iu imponoi Rama qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin më të qetë sikur bënë në 4 vite.

Përshkallëzimi i aksionit në këshilla, rikthimi i transparencës në cdo bashki do të nisë menjëherë. Nuk dorëzohemi, do të luftojmë. Shqiptarët votuan në kushte terrori. Dokumentim, kontestim ligjor, përgatitja e këtij dokumentacioni për ndërkombëtarët dhe beteja në këshillat bashkiakë” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit