Opozitarët dhe demokratët ishin më të përçarë se kurrë në këto zgjedhje lokale. Në minutat e fundit, Enkelejd Alibeaj arriti t’i mbushte mendjen Roland Bejkos që të kandidonte në Tiranë duke dubluar Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës.
Por, Bejko nuk arriti që të marrë dot as votat e atyre që janë në krah të PD-së zyrtare. Pedagogu si kandidat mori 12393 vota në Tiranë duke dalë i katërti pas Arlind Qorit. Ndërsa për Këshillin Bashkiak, PD ka marrë më shumë vota, 19036 deri tani nga numërimi që vijon, pasi janë edhe 31 kuti në lojë.