-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli/ Kush janë gazetarët, avokati, doktori, aktori dhe futbollisti që fituan në Tiranë?

Kryesoret

Në Tiranë numërimi i votave për këshillat bashkiakë po shkon drejt fundit me 31 kutitë që kanë ngelur. Në listën e fituesve deri tani janë emra të njohur që janë futur për herë të parë, por edhe të vjetër në parlamentin e Tiranës.

Shefi i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga është mes fituesve te lista e PS-së bashkë me drejtuesin e MJAFT-it, Aldo Merkoçi, apo edhe aktorin Gazment Paja që e ka mandatin e dytë radhazi.

Listën e koalicionit të Berishës e kryeson Ilir Alimehmeti, doktori i njohur që ishte në garë me Këlliçin për të rivalizuar Erion Veliajn që tani do ta ketë përballë në këshillin bashkiak. Në listën janë edhe gazetaret Beti Njuma dhe Albana Kepi.

Avokati i njohur Genci Gjokutaj është gjithashtu në listën e fituesve. Apo djali i pastorit Akil Pano, Jonathan Pano. Risia te lista e PD-së zyrtare është ish-kapiteni i Tiranës, futbollisti Gentjan Muça.

Përditësimi i fundit/ Lista me emrat e fitueseve të këshillit bashkiak në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit