Kryeministri i vendit, Albin Kurti do ta pres sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Kryeministrit.
Pritet që Kurti me Wieland të flasin për zhvillimet në Kosovë dhe Evropë, duke përfshirë dhe dialogun Kosovë-Serbi. Takimi pritet të fillojë nga ora 16:00.