Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Për mes një njoftimi zyrtar Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në takim është biseduar në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti ka theksuar se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime.
Zëvendës presidenti Wieland ka theksuar se nuk mund të kalojë pa e vëne re progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin.
“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.