-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shkolla “Asllan Shahini”: U përpoq të ndante sherrin

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Gramsh ku humbi jetën 15-vjeçari Fation Bici, ka reaguar shkolla ku studionte adoleshenti.

“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX.

Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi.
Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi…
Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës…
Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit